Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për Malin e Zi të raportuesit Marjan Sharec. Nga 649 deputetë, 470 prej tyre votuan për Rezolutën, 102 ishin kundër, dhe 77 deputetë abstenuan.
Në Raport, i cili u miratua në formën e një rezolute, thuhet se Mali i Zi ka një pozicion udhëheqës rajonal në procesin e anëtarësimit në BE, dhe tregon mbështetjen e madhe të qytetarëve të vet dhe shumicës së aktorëve politikë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2028. Eurodeputetët bënë thirrje institucioneve shtetërore të koordinojnë përpjekjet për të arritur stabilitet politik dhe të vazhdojnë progresin e tyre thelbësor në reforma, veçanërisht ato zgjedhore dhe gjyqësore dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Raporti mirëpret vazhdimin e plotë të harmonizimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë të Malit të Zi me atë të Unionit evropian, në veçanti lidhur me luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës.