27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Dukaj: Po digjitalizojmë vetëqeverisjet lokale sipas standardeve bashkëkohore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, prezantoi sot studimin “Vlerësimi i zhvillimit të administratës elektronike në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi”, i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me UNOPS dhe UNDP.

Gjatë prezantimit, ministri Dukaj theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm një proces teknik, por një themel i administratës publike moderne.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë vetëqeverisjet lokale të përballen me sfidat dixhitale dhe të përmirësojnë efikasitetin dhe transparencën në shërbime”, theksoi ai.

Ministri shtoi gjithashtu se Ministria e Administratës Publike është e gatshme të ndajë njohuritë dhe përvojën me të gjitha komunat që synojnë ndërtimin e një administrate lokale të fuqishme dhe bashkëkohore.

Lajmet e fundit
Related news