Ministria e Administratës publile është fituese e çmimit Partneri i Vitit 2025 nga Akademia për e-Qeverisje (e-Governance Academy).
Ky çmim konfirmon përkushtimin tonë për forcimin e sigurisë kibernetike kombëtare dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me mbështetjen e BE-së.
“Nuk keni lejuar që një krizë e mirë të mbetet e pashfrytëzuar,” tha Hannes Astok, drejtor ekzekutiv i eGA, duke iu referuar veprimeve vendimtare të Ministrisë së Administratës Publike pas sulmit kibernetik të vitit 2022.
Çmimi u dorëzua në konferencën për e-Qeverisje 2025 në Talin, ku liderë dhe ekspertë digjitalë nga 85 vende shkëmbyen njohuri dhe zgjidhje për të ardhmen digjitale.
Çmimin e pranoi Dušan Polović, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për infrastrukturë, siguri të informacionit, digjitalizim dhe shërbime elektronike.
Në partneritet me BE-në, janë realizuar aktivitete kyçe:
🔹 Këshillim strategjik për sigurinë e zgjedhjeve;
🔹 Trajnimi i ekipit CSIRT;
🔹 Pajisje dhe softuer kibernetik;
🔹 Qendra e parë për Operacione të Sigurisë 24/7