Zgjedhjet nuk duhet të jenë lodër në duart e politikës, por një mekanizëm i vlefshëm ligjor që garanton transparencë dhe drejtësi në procesin zgjedhor – thuhet nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Për këtë qëllim, ministria ka formuar një ekip pune profesional, i cili do të punojë për hartimin e konceptit të Ligjit të ri për zgjedhjet lokale, me shpresën se zgjidhjet e propozuara do të jenë të pranueshme për të gjitha subjektet politike. Nga Komisioni për Reformën Zgjedhore u shprehën se do të mbështesin çdo zgjidhje cilësore dhe gjithëpërfshirëse.