19.9 C
Tuzi
Monday, April 21, 2025

Përkujtohet “6 Prilli” – Dita e Kryengritjes së Malësisë së Vitit 1911

Me rastin e 6 Prillit, Ditës së Kryengritjes së Malësisë së vitit 1911, Komuna e Tuzit organizoi një aktivitet kulturo në Qendrën për Kulturë “Malësia” në Tuz.

Në hapje të këtij manifestimi, fjalën përshëndetëse e mbajti z. Ivan Ivanaj, Nënkryetar i Komunës së Tuzit, i cili theksoi rëndësinë historike të kësaj date për identitetin dhe qëndresën e Malësisë. Më pas, me një ligjëratë historike u paraqit Akademik Muhamet Mala, i cili vuri në pah kontributin e Dedë Gjon Lulit dhe malësorëve në lëvizjen për çlirim.

Programi vazhdoi me një pjesë artistike të pasur, ku performuan:

• Këngëtarët Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj

• Ansambli folklorik autokton “Rugova”

• Shoqëria Kulturore Artistike “Dedë Gjon Luli”

• Shoqëria Kulturore Artistike “Koha”

Ky aktivitet u zhvillua në frymën e nderimit të trashëgimisë historike dhe kulturore të Malësisë, duke sjellë emocione dhe krenari tek të pranishmit.

Lajmet e fundit
Related news