Nevoja për miratimin e Ligjit mbi Qeverinë ilustrohet nga fakti se në katër vite kemi pasur tri qeveri në mandate teknike, theksoi ministri i administratës publike Marash Dukaj në tryezen e rrumbullakët me temë “Ligji për Qeverinë – pyetje të hapura”.
Dukaj deklaroi se miratimi i ligjeve nuk është vetëm detyrim kushtetues i Kuvendit, por mbi të gjitha detyrë demokratike dhe shoqërore e një brezi politikanësh.
Ai tha se për këtë kanë edhe mbështetjen e ndërkombëtareve.