Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se është mirënjohës për reagimin e shpejtë të autoriteteve malazeze pas sulmit ndaj tre shtetasve shqiptarë në Kotorr.
“Jam shumë mirënjohës për reagimin e shpejtë të autoriteteve dhe policisë malazeze në lidhje me sulmin ndaj tre të rinjve shqiptarë sot. Po zhvillohet një hetim i gjerë dhe personat që kanë kryer këtë akt do të ndiqen penalisht”, tha Balla.