Kryeministri Millojko Spajiq tha se ndjen keqardhje të thellë për ngjarjen e sotme që u ndodhi mysafirëve nga Shqipëria në Kotorr dhe shtoi se një sulmues është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Spajiq thekson se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë.
“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti, do të ketë informacione edhe për të tjerët”, ka shkruar Spajiq në Twitter.