23.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Kryetari i Tuzit, Lindon Gjelaj priti Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj së bashku me Kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe Nënkryetarin e Komunes Ivan Ivanaj, pranoi Reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziqin me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame. Në takimin miqësor u bisedua për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve me rëndësi të posaçme për banorët e vendit. Kryetari Gjelaj e njoftoi Reisin Fejziq me sukseset e arritura të Komunës që nga konstituimi i saj si komunë në vete dhe për planet e mëtutjeshme si në aspektin infrastrukturorë ashtu edhe në aspekte tjera. Reisi i Bashkësisë Islame Rifat ef. Feiziq i uroj z. Gjelaj detyrën e re me dëshirë të vazhdimësisë së marrëdhënieve shumë të mira të këtyre dy institucioneve. Gjatë bisedës bashkëbiseduesit u pajtuan se toleranca ndërfetare e banorëve të Komunës së Tuzit është shembull jo vetëm për mjedisin, por edhe për Malin e Zi e më gjerë, dhe në drejtim të ruajtjes dhe avancimit të së cilës duhet të punohet vazhdimisht.

KOMUNA E TUZIT!


Lajmet e fundit
Related news