21.9 C
Tuzi
Friday, June 14, 2024

Me rëndësi jetike e kombëtare të deklarojmë me krenari kombësinë Shqiptare dhe gjuhën shqipe

në regjistrimin në vijim të deklarojnë lirshëm dhe të shprehen në përputhje me ndjenjat kombëtare Shqiptare. 

Është me rëndësi jetike e kombëtare që në këtë regjistrim të deklarojmë me krenari kombësinë Shqiptare dhe se gjuha që flasim e kanë folur të parët tonë është gjuha shqipe, pa marrë parasysh besimin fetar.

Në këtë regjistrim duhet të shprehim qartë se jemi popull autokton dhe se nuk biem pre e asimilimit sepse me shekuj kemi ruajtur identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën. Bindshëm dhe lirshëm duhet të tregojmë se kush jemi dhe sa jemi në Mal të Zi për arsye se politikat e ndryshme po cenojnë identitetin Shqiptar dhe po mundohen të na asimilojnë.

Të dhënat e regjistrimit do dëshmojnë gjendjen e vërtet dhe kushtet në të cilat jetojnë Shqiptarët, gjë që në të ardhmen do të ndikojë në krijimin e politikave dhe kushteve për mbrojtjen dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave dhe interesave të popullit Shqiptar në Mal të Zi.  

Gjithashtu, ftojmë bashkëkombësit të mos bien pre e presioneve nga individ dhe organizata të ndryshme, duke lajmëruar çdo parregullsi që shfaqet gjatë regjistrimit e që ka për qëllim cenimin e shprehjes së lirë se jemi Shqiptar dhe se flasim Shqip.

Lajmet e fundit
Related news