20.9 C
Tuzi
Wednesday, May 1, 2024

Dukaj: Administrata pa letër

Ministria e Administratës Publike (MAP) po punon për krijimin e kushteve teknike për implementimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të projekteve, me qëllim përfundimtar krijimin e një administrate pa letër, tha ministri Dukaj.

Ai, në takimin fillestar “Administrata pa letër”, bëri të ditur se MAP po fillon një projekt të ri dhe të rëndësishëm drejt menaxhimit elektronik të dokumenteve në të gjitha nivelet.

“Ministria e Administratës Publike është e përkushtuar në krijimin e një mjedisi për zhvillimin e administratës digjitale, të përshtatur për qytetarët, i cili do të bazohet në infrastrukturë solide dhe të sigurt, si dhe sisteme për përdorim më të shpejtë dhe më të lehtë të shërbimeve elektronike. Duke qenë se transformimi digjital është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi, i cili paraqet shtytësin e inovacionit dhe zhvillimit të gjithanshëm socio-ekonomik, ne po e ndjekim sistematikisht dhe me përkushtim këtë qëllim”, tha ministri Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news