23.4 C
Tuzi
Thursday, June 11, 2026

Malësia do të jetë mikpritëse e kampit prestigjioz “Real Madrid Foundation Camp”

Malësia do të jetë mikpritëse e kampit prestigjioz “Real Madrid Foundation Camp”, i cili do të mbahet nga 15 deri më 19 qershor 2026, njoftoi kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

Gjatë një takimi me koordinatorin për Malin e Zi, Adis Kreponiq, u diskutua organizimi i këtij kampi, i cili do t’u ofrojë fëmijëve dhe të rinjve mundësinë të stërviten sipas metodologjisë dhe standardeve të njohura të Real Madridit.

“Jemi krenarë që komuna jonë do të mirëpresë një projekt të këtij niveli dhe falënderojmë z. Kreponiq për bashkëpunimin dhe angazhimin në realizimin e tij”, deklaroi Gjelaj.

Ky kamp përfaqëson një mundësi të veçantë për zhvillimin sportiv të të rinjve dhe promovimin e vlerave të sportit në Malësi.

Lajmet e fundit
Related news