23.4 C
Tuzi
Thursday, June 11, 2026

Shoqata “Penda” shënoi 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit me simpozium shkencor në Tuz

Sonte, më 10 qershor 2026 në ambientet e Kuvendit Komunal të Tuzit, u mbajt simpoziumi i organizuar nga Shoqata “Penda”, në kuadër të shënimit të 148-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë aktivitet referuan me fjalën e tyre:

• Fjalën përshëndetëse, në emër të Shoqatës “Penda”, e mbajti: Sidorela Berishaj, nënkryetare e shoqatës.

• Fjalën e nderit e mbajti: Gjergj Leqejza, Konsull i Nderit i Austrisë në Shkodër.

Më pas, panelistët u prezantuan para të pranishmëve me kumtesat e tyre shkencore dhe trajtuan aspekte të ndryshme historike, politike, kulturore e letrare që lidhen me rëndësinë dhe trashëgiminë e Lidhjes së Prizrenit.

  • Dr. dom Nikë Ukgjini, “Karl Pooten – Argjipeshkëv Tivar- Shkodër (1867-1886), kontribues i Lidhjes së Prizrenit
  • Mr. Mark Junçaj, “Mbrojtja e Malësisë së Madhe Madhe – dëshmi e nivelit të lartë të atdhetarizmit”
  • Dr. Nexhat Avdiu, “Kriza e Ulqinit ( 1880) si pikë kthese në radikalizmin e programit politik të Lidhjes së Prizrenit”
  • Mr. Marjan Lulgjuraj, Lidhja e Prizrenit në veprën
    “Lahuta e Malcisë” të Gjergj Fishtës

Aktiviteti u moderua nga anëtarja e shoqatës, Nevila Nikaj.

Lajmet e fundit
Related news