15.3 C
Tuzi
Saturday, June 13, 2026

Gjelaj: Kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës të KF Deçiq

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, njoftoi se kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës të KF Deçiq, një investim i rëndësishëm në funksion të zhvillimit të sportit dhe përmirësimit të kushteve për të rinjtë.

Vazhdojmë me investime konkrete në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë.

Kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës të KF Deçiq, projekt me vlerë prej 121.982,25 €, i cili do të mundësojë zgjerimin e kapaciteteve të klubit dhe përmirësimin e kushteve për stërvitje dhe aktivitete sportive, njoftoi Gjelaj.

Lajmet e fundit
Related news