Kuvendi ka miratuar Propozimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Për këtë marrëveshje votuan 46 deputetë, 10 ishin kundër, ndërsa 4 abstenuan. Seanca për dy marrëveshjet me EBA zgjati mbi 12 orë.
Kundër kësaj marrëveshjeje votuan deputetët e partive shqiptare, Lëvizja Qytetare URA dhe deputeti i Socialdemokratëve, Boris Mugoša. Grupi parlamentar i Partisë Popullore Demokratike të Millan Knezheviq ishin të përmbajtur mbeti i përmbajtur, ndërsa pjesa tjetër e opozitës, përfshirë Partinë Demokratike të Socialistëve, nuk mori pjesë në seancë.