Investimet e reja atje ku janë të mirëseardhura do të sigurojnë rritje ekonomike, dhe rritja ekonomike do të sjellë paga më të larta dhe vende pune më të mira për pasardhësit tanë, si dhe të ardhura më të mëdha për shtetin, që do të mundësojnë përmirësim në shëndetësi, arsim, infrastrukturë dhe siguri – ka thënë Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në rrjetin X, pas miratimit të marrëveshjeve me Emiratet në Kuvend, në orët e para të mëngjesit.
Me ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe, Mali i Zi, sipas kryeministrit, fituam vetëm një shans për të zhvilluar projekte në fusha si turizmi, energjetika, infrastruktura dhe teknologjia e informacionit – dhe përmes tyre të sigurojë investime të mëdha.
“Ratifikimi është vetëm një hap i vogël – puna e vërtetë na pret tani! Të bindur se në dialog të hapur shoqëror dhe me pajtimin e komuniteteve lokale, do të arrijmë së bashku tek projektet më të mira zhvillimore që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Që të jetë e përjetshme – duhet të jetë e shkëlqyer dhe e pasur!”, përfundoi Spajiq.