14.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

Kumtesë e përbashkët e Forcës dhe PD-së

Konferenca e përbashkët e kryetarit  ForcësGenci Nimanbegu

dhe kryetarit të PD-së Fatmir Gjeka

Ulqin, 09.05.2024

Të nderuar qytetarë,

Në majin e vitit 2022, kemi dalë në zgjedhje me moton “ndershëm dhe drejt” dhe kemi marrë 5 mandate. Kemi bërëfushatën nga opozita edhe në nivelin shtetëror edhe në nivelinlokal. Nuk kemi asfaltuar rrugë e as shëtitur në Ulqin me xhipate shtetit.

Vizioni i jonë për Ulqin mbetet i qartë dhe parimet tona janë të qarta. Ulqini është kryeqendra shqiptare në Mal të Zi dhe kështuduhet të jetë edhe në vazhdim. Ulqini duhet të jetë qytet ikulturës, mirëkuptimit, mirëbesimit, tolerancës dhebashkëjetesës, ashtu siç ka qenë gjithmonë dhe duhet të jetë qyteti më i zhvilluar në bregdetin e Malit të Zi.

Më datën 21 maj 2022, kryetari aktual i Komunës OmerBajraktari në emër të Koalicionit “Fillimi i Ri” të cilin epërbëjnë Partia demokratike, Ura, SDP, SD dhe ASH, kanënshkruar marrëveshjen me Forcën e Re Demokratike për tëbërë shumicën stabile në mandatin 22-26. Sipas kësajmarrëveshje, pas shumë mundimeve për ta ndalur këtë ngaopozita e sotme, më datën 2 qershor 2022 kemi zgjedhurkryetarin e Komunës Omer Bajraktari.

Sipas kësaj marrëveshjeje, postin e kryetarit të Kuvendit dhe atëtë kryetarit të Komunës do ta ndërrojnë Forca dhe URA pas dyvjetësh, pra më 2 qershor të këtij viti.

Duke iu afruar kësaj date, po shohim se një pjesëtar i koalicionitFILLIMI I RI ka plane të tjera për Ulqinin, dhe pa u konsultuarme partnerët ka nisur formimin e një shumice  re. Kështunuk thotë marrëveshja! Përderisa kjo shumicë me plot 12këshilltarë ka stagnuar në rritje, kryetari Omer Bajraktari nëformë të jashtëligjshme ka shkarkuar sekretarët e Komunës qëvijnë nga radhët e Forcës.

Gjatë këtyre dy viteve të këtij pushteti është arritur të bëhengjëra madhore për Ulqinin dhe kjo falë stabilitetit dhe kontributittë secilit pjesëtar të koalicionit pa marrë parasysh se cili e ka qitënë fejsbuk. Siç thuhet te ne, suksesi ka shumë nana e faji është jetim.

2

Ne duam ta vazhdojmë trendin e konsolidimit të Ulqinit. Punët efilluara duam t’i mbarojmë. Na vjen keq që URA, gjegjësishtlideri i saj don ta çrregullojë tërë qytetin përpara sezonit turistik.E ka bërë këtë edhe me shtetin.

Në vend që të organizojë tryeza me bizneset dhe operatorët turistikë për të nxitur ekonominë në qytet, kryetari në largim iKomunës bisedon tinëz e pas shpinës së anëtarëve të koalicionittë vet (PD, SD, SDP dhe ASH) me ata që në vitin 2022ndërprisnim seancën e kuvendit për të mos e realizuar emërimin e Bajraktarit në krye të Komunës.

Në vend që të kërkojë përgjegjësi dhe veprim nga kontraktorëtqë kanë lënë rrugët e paasfaltuara në tërë qytetin në prag tësezonit turistik, ky humbet kohë për të gjetur faje imagjinare tëForcës.

Në vend që të merret me përgatitjet për sezonin turistik, për mbarimin me sukses të projekteve madhore të infrastrukturës,kryetari po shkarkon me jokorrektësi njerëzore sekretarët për dy vite kanë punuar për suksesin e kryetarit, ata  ikanë hapur mbi 30 tendera për 1 vit dhe sukseset e të cilëvemundohet t’i përvetësoje për vete dhe me këta suksese është mburrë këto dy vite.

Pa marrë parasysh këto, ne, Forca e Re Demokratike dhe Partia Demokratike së bashku duam që të prodhojmë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe duam ta kemi çdo qytetar të Ulqinit tëkënaqur që jeton në këtë vend. Sot ne jemi këtu së bashku sipjesëtarë të Aleancës Shqiptare që është një koalicionparlamentar. Është koalicion shqiptar që bazohet në pajtim dhezhvillim. Ne duam të veprojmë kështu së bashku edhe nëvazhdim në të gjitha fushëbetejat politike dhe ekonomike.

Prandaj, ftoj qytetarët që me qetësi të përcjellim ndërrimin epushtetit në Komunë dhe të bëhemi gati për sezonin veror.Lidhur me këtë, e ftoj edhe kryetarin në largim të KomunësOmer Bajraktarin që të mbledhë guximin dhe t’i rezistojëurdhërave që i vijnë për ta destabilizuar Ulqinin në prag tësezonit turistik. E vetmja gjë që mund të prishet me këta veprimetë t’ia është imazhi i tij në qytet e më gjërë.

Për hirë të qytetarëve dhe koalicionit kemi qenë të gatshëm edhenë lëshime të disa funksioneve, por fatkeqësisht, Ju nuk e keniparë të arsyeshme AS QË TË ULENI E TË FLITNI MEPARTNERËT E KËTIJ KOALICIONI.

2

 nderuar qytetarë,

Forca e Re Demokratike ka qenë dhe do jetë partner stabil përqeverisje të pastër dhe të ndershme. Siç kemi qenë konstruktivdhe bashkëpunues, kemi njerëz profesionistë që janë dëshmuarnë jetën private dhe publike. Nëse miqtë, shokët e partnerët tonëderi dje nga URA kanë mision ngritjen e tensioneve, përçarjevedhe shamatave në qytet për të ndarë popullin shqiptar dhe për tëkrijuar kaos në qytet para sezonit veror për interesa të dikujttjetër, ne do t’i bëjmë ballë në mënyrë demokratike me vullnetpolitik dhe qytetar.

Lajmet e fundit
Related news