27.9 C
Tuzi
Monday, May 20, 2024

Deputeti Çobi pyeti kryeministrin mbi ecurinë e projektit të rrugës Katërkollë – Ostros

Deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi pyeti kryeministrin Millojko Spajiq nëse ka përfunduar dokumentacioni i projektit për rikonstruksionin e rrugës rajonale Katërkollë – Ostros dhe nëse po, kur mund të presim që të fillojë puna.

“Kur bëhet fjalë për rrugën Katërkollë – Ostros, e kuptoj plotësisht se sa komunikacioni joadekuat i trafikut e rëndon popullatën që graviton në këtë zonë. Sipas informacioneve që kam, dokumentacioni i projektit për rikonstruksionin e rrugës rajonale Katërkollë – Ostros është në progres, më saktë, përafërsisht 80% e dokumentacionit teknik është përpunuar dhe përfunduar”, tha Spajiq.

Siç tha ai, projekti kryesor parashikon rikonstruksionin e rrugës në gjatësi rreth 17 km, përmirësimin e elementeve horizontale dhe vertikale të rrugës dhe zgjerimin e saj nga 5 metra në një gjerësi totale prej 6 metra, dmth dy korsi trafiku nga 3 metra secila, si dhe rehabilitimi i rrëshqitjes dhe urës ekzistuese, tha Spajiq.

Lajmet e fundit
Related news