25.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Zv.Kryeministri Gjeloshaj: Po përgatisim masa të reja ekonomike

Ne po përgatisim masa ekonomike që do të parandalojnë inflacionin të “hajë” rritjen e pensioneve dhe pagave, tha për CdM zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj. 

Ai shpjegon se aksioni „Stop Inflacionit“ nuk ishte një masë ekonomike e qeverisë së mëparshme për të ndaluar inflacionin. 

“Ishte një aksion i zinxhirëve të shitjes me pakicë i mbështetur vetëm nga Qeveria. Masat që mund të prezantojë qeveria janë të ndryshme, por deri më tani qeveritë e mëparshme nuk i kanë futur ato”, tha ai. 

Ai shton se si zëvendëskryeministër i Politikës Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me ekipin e tij, shumë shpejt do të propozojë masa. 

“Pra, e përsëris, masat ekonomike që do të miratojë Qeveria, të cilat do të pamundësojnë që inflacioni, i krijuar artificialisht apo i importuar në një mënyrë tjetër, të “hajë” rritjen e pensioneve dhe të ardhurave të tjera të qytetarëve. Standardi i qytetarëve dhe mbrojtja nga inflacioni bëhet me masa, jo me marketing”, tha Gjeloshaj në një prononcim për CdM./TvBoin/

Lajmet e fundit
Related news