Sot, kryetari i komunës së Tuzit Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian Oana Kristina Popa e shoqëruar nga anëtarët e delegacionit të Bashkimit Evropian.
Siç njofton kryetari Gjelaj përmes një postimi në rrjetin social „Facebook“ i informoi të pranishmit me statusin e komunës së Tuzit, me investimet dhe punimet që nga themelimi i komunës së plotë.
Ndërkaq, sekretarja e Sekretariatit për Zhvillim dhe Projekte i njoftoi të pranishmit me programet dhe projektet që komuna e Tuzit i implementon në bashkëpunim me BE-në përmes bashkëpunimit ndërkufitar.
Ambasadorja Popa tha se BE-ja mbështet projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, ujërave të zeza, infrastrukturën hekurudhore, për të cilat komuna e Tuzit luan një rol të rëndësishëm përmes pozicionit të saj gjeografik, si një komunë që kufizohet me Shqipërinë dhe mund të shfrytëzojë fondet e përmendura edhe për zhvillimin e turizmit.