28.9 C
Tuzi
Saturday, July 27, 2024

Kryeqyteti dhe Tuzi të dorëzojnë regjistrin e pronave

Kryeqyteti dhe Komuna e Tuzit duhet të dorëzojnë regjistrin e pronave në komisionin që merret me demarkacionin e këtyre dy pushteteve lokale, është rezultat i mbledhjes së fundit të mbajtur në Ministrinë e Administratës Publike, e cila po koordinon këtë proces. Kryetar i Këshillit të Demarkacionit u zgjodh Naim Gjokaj, përfaqësues i Ministrisë së Administratës Publike.

Gjokaj tha se vazhdimi i procesit të demarkacionit përbëhet nga tri shtylla – pronë, territor dhe detyrime.

Unë si kryetar i këshillit do t’i dërgoj letër kryetares së Podgoricës, Olivera Injac dhe kryetarit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, që deri në takimin e radhës të dorozojnë regjistrin e pronave në pronësi të Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit. Këshilli organizativ deri më tani nuk ka marrë as një regjistër të pasurisë, në mënyrë që të diskutojnë dhe të japin kërkesa dhe ide për mënyrën e ndarjes që është baza për punë- tha Gjokaj.

Lajmet e fundit
Related news