17.9 C
Tuzi
Tuesday, April 30, 2024

Kryeministri Spajiq priti në takim ambasadorën e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq priti sot në takim ambasadorën e Kosovës, Ariana Zherka Hoxha.

Gjatë takimit me ambasadoren e Kosovës, Ariana Zherka Hoxha, u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, si dhe për nevojën e përmirësimit të ndërlidhjes infrastrukturore, si segment i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë rajonit.

Bashkëpunimi i përbashkët mund të çojë në një shfrytëzim dukshëm më të mirë të mjeteve të disponueshme përmes fondeve të aksesit, theksuan bashkëbiseduesit.

Në takim u vlerësua e rëndësishme zhvillimi i qëndrueshëm i aseteve të përbashkëta natyrore që, siç u vlerësua, kanë potencial të madh, siç janë Bjeshkët e Nëmuna.

Lajmet e fundit
Related news