12.9 C
Tuzi
Saturday, May 4, 2024

Lindon Gjelaj kryetar i Komunës së Tuzit

Sot u mbajt seanca e VI-të e Kuvendit të Komunës së Tuzit.


Në këtë seancë, me 18 vota të këshilltarëve që ishin prezent, Lindon Gjelaj u zgjodh kryetar i Komunës së Tuzit deri në fund të mandatit ekzistues.


Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Lindon Gjelaj të emërohet kryetar i Komunës së Tuzit e bëri këshilltari, Albian Sinishtaj.

Lindon Gjelaj është nënkryetar i Alternativës Shqiptare dhe ka pasuar Nik Gjeloshaj, i cili është zgjedhur zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, nuk morën pjesë këshilltarët e DPS, UDSH, Partisë Bosnjake dhe SD.

“Është një nder i veçantë kur të jepet mundësia të punosh për qytetarët dhe vendin ku je rritur. Kam gjetur ekspertët më të mirë me kryetarin Nik Gjeloshaj. Vizioni im është një vetëqeverisje moderne me zhvillim, bashkëpunim me diasporën dhe Qeverinë e Malit të Zi. Do të kemi një administratë që nuk do të bëjë dallim midis qytetarëve,” deklaroi Gjelaj.

Ferhat Dinosha nga Unioni Nacional i Shqiptarëve tha se partia e tij ofron mbështetjen e tyre për kryetarin e ri.

Opinioni e di se ky është një njeri që e ka dëshmuar veten. Do të veçoja punën e tij si drejtor i shkollës së mesme “25. Maji” dhe kjo është dëshmi se ai do të dijë të menaxhojë edhe Komunën. Këtu është një ekip i trajnuar që do ta ndihmojë atë – tha Dinosha.

Lindon Gjelaj ka marrë përkrahje edhe nga Lëvizja për Tuzin dhe këshilltari i demokratëve, Shtjefën Camaj./Malësia.ME/

Lajmet e fundit
Related news