Sot, me bashkëpunëtorët e mi, pata nderin të pres në takim Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.
Në këtë takim, pata rastin të falënderoj Kryebashkiakun, për financimin e sheshit të ri në Komunën e Tuzit nga ana e Bashkisë së Tiranës, të cilin edhe e vizituam, ndërsa ai uroi punimet në komunën e Tuzit dhe sukseset e arritura.
Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Tuzit me Bashkinë e Tiranës, dhe për hapat që do të ndërmerren për një bashkëpunim të vazhdueshëm.
Lindon Gjelaj
Kryetar i Komunë së Tuzit