14.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

GJELOSHAJ: ÇMIME TË LIMITUARA GJATË MUAJIT QERSHOR DHE PËR NJË SËRË PRODUKTESH VENDASE

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj theksoi se aksioni i çmimeve të kufizuara do të vazhdojë në katër produktet bazë të përfshira deri më tani, por shtuan edhe një listë të produkteve vendase. 

Aksioni do të zgjasë një muaj dhe pas kësaj periudhe, në lidhje me reagimet e tregtarëve dhe të konsumatorëve, do të shqyrtohen masat e reja, pra vazhdimi i aksionit. 

“Bëmë një ndryshim në vendim dhe gjatë muajit qershor, përveç katër produkteve bazë që prej dy vitesh janë të kufizuara në çmim, mielli, sheqeri, vaji dhe kripa, kësaj radhe u fokusuan tek produktet vendase. Me këtë, së bashku me mbështetjen e tre milionë eurove që shkojnë për prodhimin vendas, kemi dashur të marrim efektet e zhvillimit ekonomik, ta forcojmë atë dhe të zvogëlojmë importet”, tha Gjeloshaj. 

Çmime të kufizuara do të jenë në djath të bardhë i bërë vetë, kos, qumësht me 2,8 yndyrë, patate, lakra, mollë, pulë e plotë, reçel, vezë, sallam, proshutë, gjoks pule, sallam viçi, suxhuk, hot dog pule dhe proshutë e thatë.

“Në 30 ditët e ardhshme, ne do të kontrollojmë se si do të reagojnë shitësit me pakicë ndaj kësaj. Mesazhi im është një partneritet që ne duam të krijojmë politikë ekonomike së bashku. Pres reagime që të gjitha produktet vendase të jenë të pozicionuara mirë dhe gjithmonë të disponueshme nëpër dyqane. Do të kemi kontrolle çdo ditë dhe pas 30 ditësh dhe pas analizave do të shohim se cilat do të jenë masat e reja nga 1 korriku”, tha Gjeloshaj. 

Ai shtoi se në bazë të hulumtimit për të cilin është punësuar një agjenci e posaçme, si dhe në bazë të hulumtimit të Monstat-it, është treguar se aksioni i çmimeve të kufizuara ka rezultuar i suksesshëm. Perceptimi i opinionit është se produktet ishin shumë prezente dhe të shënuara qartë. 

“Të dhënat e Monstat, që janë më të rëndësishmet për ne, treguan se produktet në fushatë ishin të dukshme dhe fushata pati efekt. Inspektimi i tregut ka kontrolluar dhe nuk ka pasur probleme, përveç atyre sporadike që në fillim. Ajo që është e rëndësishme është të themi se fokusi ynë është që t’i japim një mundësi hapave për të mbështetur prodhimin vendor dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e blerjes së produkteve vendore, sepse me këtë ne po ndihmojmë ekonominë tonë”, tha Gjeloshaj./TvBoin/

Lajmet e fundit
Related news