Home Kryesore Camaj në takimin e rrjetit EUPAN: Fuqizim i administratave publike të Ballkanit Përëndimor

Camaj në takimin e rrjetit EUPAN: Fuqizim i administratave publike të Ballkanit Përëndimor

0
Camaj në takimin e rrjetit EUPAN:  Fuqizim i administratave publike të Ballkanit Përëndimor

Drejtori i drejtorisë së burimeve njerëzore, Agron Camaj mori pjesë në takimin e fundit të rrjetit EUPAN, në kuadër të Presidencës belge të Këshillit të BEs, të mbajtur në Bruges (Brugge), më 27-29 maj 2024.

Përfaqësuesit/-et e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të Komisionit Evropian dhe vendeve vëzhguese kanë shqyrtuar temat e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të administratave të shtetit në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore në BE, por edhe kanë diskutuar mbi qëllimet dhe rezultatet e arritura gjatë gjashtëmujorit të kaluar.

Camaj theksoi se gëzon fakti se gjatë këtij takimi është paralajmëruar që një nga prioritetet e rrjetit EUPAN gjatë Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian do të jetë zgjerimi i BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe fuqizimi i administratave publike të këtyre vendeve.