23.9 C
Tuzi
Thursday, May 23, 2024

Në NY është organizua darka për ngritje fondesh, për shoqatën Malësia e Madhe NY, dhe për Kryqin e kuq në Tuz

Në shenjë solidariteti dhe përkushtimi për të ndihmuar familjet në nevojë,kryesia e Kryqit të Kuq me kryetarë David Junçaj dhe sekretarja Sanella Dreshaj paten kënaqësinë të merrnin pjesë në takimet në New York.


Ky udhëtim ishte një mundësi për të ndarë perspektivat dhe për të bashkëpunuar me organizatat tjera humanitare për ngritje fondesh për shërbime të rëndësishme humanitare.


Në inicijativ të zoterisë Vaso Nikprelaj në marrëveshje me Shoqatën Malësia e Madhe NY u organizua një darkë për ngritje fondesh. Në këtë darkë donatorët treguan zemërgjerësinë e tyre dhe si rrjellojë e kësaj u grumbulluan 77.400 dollarë të cilat në bazë të marrëveshjes me Shoqatën u ndanë përgjysmë. Pra 38.700 $ i takuan Shoqatës dhe 38.700 $ Kryqit të kuq. Kryesia dhe këshilli drejtues i OKKKT falënderon përzemërsisht humanistin zotëri Vaso Nikprelaj i cili jo vetëm në këtë aksion por disa vite me rrallë kontribuon dhe kështu përmes Kryqit të Kuq ndihmon familjet në gjendje të vështirë ekonomike në komunën e Tuzit. Poashtu një mbështetje të madhe kemi gjetur tek zotëria Gjekë Gjonlekaj i cili cdo herë shprehë dëshirë të jetë pranë Kryqit të kuq dhe përmes kësaj organizate të ndihmojë familjet në nevojë, për këtë arsye ne i jemi shumë mirënjohës dhe falendërues.
Falënderojme gjithë pjesëmarrësit, donatorët tjerë që bënë të mundur mbledhjën e fondëve që do të shërbejnë për të ndihmuar familjet në nevojë dhe për të mbështetur veprimtarinë e Kryqit të Kuq.
Falënderojmë Shoqatën Malësia e Madhe për këte bashkëpunim duke shpresuar edhe në të ardhmën bashkëpunime të tilla për të mirën e komunitetit tonë.
Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar dhe për vullnetin tuaj për të ndihmuar.

Me respekt,
Organizata Komunale Kryqi i kuq Tuz.

Lajmet e fundit
Related news