32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Komuna e Tuzit përkrah fermerët – 608,500 € për zhvillimin e bujqësisë

Me kënaqësi ju njoftoj se kam sjell vendimin për Programin e masave për realizimin e fondeve për zhvillimin e prodhimit bujqësor në vitin 2025.

Për këtë vit, nga buxheti i Komunës janë ndarë mjete në shumën prej 608,500 euro, duke treguar përkushtimin e qartë dhe të fuqishëm për zhvillimin e bujqësisë sonë dhe përmirësimin e jetës në zonat rurale.

Programi përfshin një sërë masash stimuluese, përfshirë:

🌿 Pagesa direkte – 300,000 €
🐄 Pagesa direkte për kokë bagëtie – 80,000 €
🥛 Mbështetje për zhvillimin e prodhimit të qumështit – 155,000 €
🍯 Mbështetje për zhvillimin e bletarisë – 30,000 €
🌾 Mbështetje për korrjen – 4,000 €
🛡️ Programi i mbrojtjes së bimëve – 13,000 €
🌄 Mbështetje për përdorimin e kullotave malore – 3,500 €
📢 Promovimi i produkteve bujqësore dhe bujqësisë – 7,000 €
🧼 Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi – 12,500 €

Qëllimi ynë është të mbështesim fermerët tanë të përkushtuar, të rrisim prodhimin dhe të kontribuojmë në qëndrueshmërinë ekonomike të fshatrave.

Komuna e Tuzit mbetet partner i fortë në rrugën e zhvillimit dhe vetëqëndrueshmërisë.

Me respekt,
Lindon Gjelaj
Kryetari i Komunës së Tuzit

Lajmet e fundit
Related news