32.9 C
Tuzi
Wednesday, June 18, 2025

Camaj: Fuqia është tek burimet njerëzore

Drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron Camaj, theksoi se marrëdhënia ndërmjet administratës publike dhe sektorit real është e ndërsjellë, prandaj është e domosdoshme që të punojnë së bashku në forcimin dhe përshtatjen ndaj kërkesave bashkëkohore, si dhe të funksionojnë si partnerë që ofrojnë mbështetje të ndërsjellë dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë.

Duke folur në panelin me temën “Sektori publik dhe privat – rivalë apo jo?”, Camaj tha se puna në shtet vazhdon të shihet si e sigurt, por shtoi se, përveç financimit, administrata publike nuk ka ndonjë përparësi të madhe krahasuar me sektorin privat.

Ai sqaroi se Administrata e Burimeve Njerëzore nuk punëson në mënyrë të pavarur, pasi çdo vend pune kërkon miratimin e Ministrisë së Financave dhe të Qeverisë. Megjithatë, në vitin 2023 është shënuar rritje e interesimit për pozita në administratën publike.

Në funksion të forcimit të lidhjes ndërmjet dy sektorëve, Camaj theksoi se të gjitha thirrjet publike janë të hapura edhe për kandidatët nga sektori privat, dhe se ekspertët nga sektori real shpesh angazhohen si trajnerë në trajnimet për nëpunësit shtetërorë, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojës ndërmjet sektorëve.

Camaj vlerësoi se marrëdhënia midis administratës publike dhe sektorit real është e ndërsjellë dhe se është e nevojshme të punohet së bashku për forcimin dhe përshtatjen e tyre me kërkesat e reja të kohës.

Lajmet e fundit
Related news