27.9 C
Tuzi
Thursday, July 17, 2025

Ndërmarrja Komunale dhe Ujësjellësi i Komunës së Tuzit me bilanc pozitiv në vitin 2024

Shumica e ujësjellësve dhe ndërmarrjeve komunale në Mal të Zi e përfunduan vitin e kaluar me rezultate pozitive, megjithatë humbjet mbeten të mëdha në disa komuna, sipas një analize të portalit Bankar.

Përmbledhje e rezultateve financiare të ujësjellësve dhe ndërmarrjeve komunale në Mal të Zi (2024):

- Komunat me humbje të mëdha:
•   Podgorica: Ujësjellësi dhe kanalizimi shënoi humbje prej 1,2 milionë eurosh, me 552 të punësuar dhe të ardhura prej 13 milionë eurosh. Ndërmarrja “Çistoqa” funksionoi pozitivisht, duke realizuar fitim prej 327 mijë eurosh.
•   Budva: Humbje prej 1,4 milionë eurosh (242 punonjës), ndërsa ndërmarrja komunale arriti të mbyllë vitin me fitim neto prej 31.562 eurosh.
•   Cetinjë: Ujësjellësi dhe kanalizimi regjistroi humbje prej 1,1 milionë eurosh (64 punonjës). Ndërmarrja komunale gjithashtu përfundoi vitin me humbje prej rreth 1 milion eurosh.

-Komunat me rezultate pozitive dhe funksionim të qëndrueshëm:
•   Tivari, Kotori, Herceg Novi, Tivat, Danillovgrad, Nikshiq, Petnicë, Tuz, Pluzhinë, Shavnik, Zhablak dhe Kollashin: Të gjitha këto komuna shënuan fitime dhe funksionuan në mënyrë stabile gjatë vitit.

Ndërmarrja komunale e Tuzit funksionoi pozitivisht — realizoi fitim prej pothuajse 100 mijë eurosh, me të ardhura prej 1.2 milionë eurosh dhe 63 të punësuar. Pozitivisht funksionon edhe ndërmarrja Ujësjellësi dhe kanalizimi i Tuzit, që vitin e kaluar e përfundoi me fitim neto prej rreth 60 mijë eurosh dhe ka 46 të punësuar.

- Komunat me humbje të vazhdueshme:
•   Ulqin: Humbje prej 700 mijë eurosh në sektorin e ujësjellësit, ndërsa ndërmarrja komunale shënoi fitim prej rreth 500 mijë eurosh.
•   Beranë, Rozhajë, Lim (Bijelo Polje), Andrijevicë: Vazhduan të regjistrojnë humbje të konsiderueshme financiare.
Lajmet e fundit
Related news