Të nderuar qytetarë,
Me kënaqësi ju informoj se Komuna e Tuzit, pas auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2024, ka marrë mendim POZITIV nga auditori i jashtëm. Ky vlerësim përbën një dëshmi të qartë të transparencës, përgjegjshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të financave publike në komunën tonë.
Ky mendim pozitiv është një mesazh i fuqishëm për qytetarët, partnerët dhe institucionet se Komuna e Tuzit operon si një administratë serioze, profesionale dhe e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të qeverisjes lokale.
Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë stafin administrativ për përkushtimin dhe punën e palodhur. Jemi të vendosur të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim në rrugën e mirëqeverisjes, transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet tona.
Me respekt,
Lindon Gjelaj
Kryetar i Komunës së Tuzit