Të nderuar qytetarë,
Komuna e Tuzit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për një sërë aktivitetesh kulturore, artistike, edukative dhe sportive, të cilat do të zhvillohen gjatë sezonit veror, në kuadër të programit tashmë tradicional “Vera në Malësi”.
Ky program i pasur dhe i larmishëm, që përfshin aktivitete për të gjitha grupmoshat, do të nisë me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë verës.
Ftojmë të gjithë qytetarët, familjet, të rinjtë, fëmijët, si dhe bashkëatdhetarët tanë nga diaspora, që të marrin pjesë aktivisht në këto aktivitete dhe të kontribuojnë në gjallërimin e jetës kulturore e shoqërore në Malësi.
Lindon Gjelaj