Fondacioni Dom Simon Filipaj është iniciatori për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Ulqin dhe e kemi detyrë të reagojmë për vendimin e komisionit të zgjedhur nga vet udhëheqësit e Komunës së Ulqinit, nuk është e ditur se çfarë kriteriumesh janë përdorë për formimin e këti komisioni “profesional”, sidoqoftë rezultati është skandaloz, një lojë me figuren e ndritur të krye hroit tonë, lojë me popullin e komunës së Ulqinit, lojë me historinë tonë kombëtare.
Kategorikisht refuzojmë skulpturen e propozuar.
Skënderbeu mbi kalë dhe me shpatë në dorë janë pjesë e historisë tonë, askush në botë nuk e imagjinon krye heroin tonë si një shtojzovalle misterioze e jo realitet, përveç keti skulptori shqipëtar.
Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu të refuzoi dhe automatikisht të anuloi këte karikaturë të propozuar, zoti kryetar, mos e prano këte turp mbi ndërgjegjen dhe supet tuaja se do të denojë opinioni publik, do të denojë historia e jonë kombëtare.
Kerkojmë nga Kuvendi Komunal që menjëherë te anuloi tenderin dhe mos të lejohet ky turp historik të vendoset në Ulqin, thirrni mendjes zonja dhe zotri të Kuvendit a e shifni se krejt bota shqipëtare ështe ka tallet me Ju.
Lusim të gjith banorët e Komunës së Ulqinit që kategorikisht të refuzojnë këte marre/skandal, kyt maskaradhek të paparë dhe të vihen në dijeni të ashtuquajturit udhëheqës, se Ulqini nuk është pronë private që të luhet me te sikurë të ishte një loder e keqe.
Ulqini, perla e Adriatikut meriton një monument të Skënderbeut me kalë dhe me shpatë në dorë ashtu si e njef historia e jone dhe ajo btërore, ashtu si është në Itali, Francë, New York, Michigan, Prishtinë, Shkup, Tuz e Tiranë…
Përmendoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbut do ia dhuroi Ulqinit Diaspora mbarë kombëtare nën udhëheqjen e Fondacionit Dom Simon Filipaj ashtu sikurë kemi cek disa herë edhe më parë, prandaj nuk është nevoja e shpalljes së tenderit.
Thërrasim të gjith dashamirët e kombit tonë anembanë botës që ta ngrehin zërin kunder kesaj skulpëture skandaloze dhe anti kombëtare, kunder talljes me figuren më të ndritur të kombit tonë.
Rroftë Krye Heroi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, rroftë Ulqini.
FONDACIONI DOM SIMON FILIPAJ
Tom Shkreli – kryetar