Lëvizja Evropa Tani, Demokracia e Re Serbe dhe Mali i Zi i Bashkuar do të mbështesnin në Kuvend formimin e Këshillit anketues që do të merrej me lëshimet dhe abuzimet eventuale në aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës” në vitin 2006.
Anëtari i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga Partia Demokratike e Socialistëve, Dushan Raiçeviq, nuk iu përgjigj pyetjeve të portalit të RTMZ lidhur me këtë temë.
Nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj është duke u angazhuar për formimin e Këshillit të tillë që do të merrej me këtë çështje. Deputeti i Malit të Zi të Bashkuar Vlladimir Dobriçanin thotë se si anëtar i Këshillit nuk e ka problem formimin e ndonjë Këshillit anketues parlamentar që do të merrej me çdo shkelje të të drejtave të njeriut.