19.9 C
Tuzi
Monday, April 21, 2025

Inaugurohet stadiumi i ri i Deçiqit

Është hapur sonte zyrtarisht stadiumi i rikonstruktuar i KF Deçiqi në Tuz.

Tribuna moderne ka një kapacitet prej 1080 vendesh dhe brenda saj janë të gjitha dhomat e nevojshme për organizimin e ndeshjeve.
Dhomat e reja të zhveshjes për ekipet dhe zyrtarët, dhoma e ambulancës, sallë pritjejeve VIP, salla e shtypit… Në kuadër të këtij projekti u ndërtua fusha e re me sipërfaqe natyrale si dhe fusha e re ndihmëse me sipërfaqe artificiale.


Investimi i cili u financua bashkërisht nga komuna e Tuzit dhe Federata e Futbollit e Malit të Zi kap shumën prej rreth 2.5 milionë euro.

Lajmet e fundit
Related news