Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka pritur në takim sot, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto.
Bashkëbiseduesit fillimisht theksuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe dëshirën e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Gjatë bisedës u theksua veçanërisht vizioni i përbashkët euroatlantik i Malit të Zi dhe Shqipërisë, siç dëshmohet nga bashkëpunimi në kuadër të procesit integrues.
Synimi i përbashkët i të dy vendeve janë drejtimet e tyre të politikës së jashtme dhe përkushtimi ndaj bashkëpunimit rajonal.
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë u shprehen se marrëdhëniet në nivel politik mund të vlerësohen si shumë të mira dhe përfshijnë kontakte dhe bashkëpunime të shpeshta në nivelin më të lartë.
Rëndësi të veçantë, ranë dakord ata, është bashkëpunimi në fushën e rregullimit të pozitës së pakicave kombëtare në të dyja vendet.
Nënkryetari Camaj tha se angazhimi i shqiptarëve në Mal të Zi është që të promovojnë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes dy vendeve.
Bashkëbiseduesit vlerësuan miratimin e përdorimit të alfabetit universal të shqipes për shqiptarët në Mal të Zi dhe paralajmëruan mundësinë e hapjes së një departamenti për gjuhën dhe letërsinë shqipe në Mal të Zi.
Në fund të takimit u konstatua se bashkëpunimi parlamentar mund të intensifikohet duke vlerësuar faktin se në Kuvendin e Malit të Zi është aktiv Grupi i Miqësisë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
/TvBoin/