14.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

Gjeloshaj: Drejt mbylljes së kapitujve shtatë dhe dhjetë

Miratimi i ligjit për komunikimet elektronike dhe për të drejtën e autorit dhe rë drejtat gjinore do të çojë në mbylljen e kapitujve shtatë dhe dhjetë, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj, siç njoftojnë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se Këshilli për Ekonomi, Financa dhe Buxhet si Këshill përgjegjës ka mbështetur Projektligjin për Komunikimet Elektronike. Ai poashtu tha se Këshilli për Arsim, Shkencë, Kulturë dhe Sport ka vendosur që ta përkrahë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat gjinore dhe ka sugjeruar që Kuvendi ti miratojë ato.

Sipas Gjeloshajt, edhe një herë është konfirmuar puna e shkëlqyer e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik siç tha, me qëllim të përparimit evropian.

Lajmet e fundit
Related news