Sot pata kënaqësi të veçantë të zhvilloj një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, SH.S. Judy Rising Reinke.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ekspertizës amerikane në fushën e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe projekteve zhvillimore, vendi ynë fiton mbështetje të fortë. Në këtë drejtim vazhdon edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me kompanitë amerikane që operojnë në Mal të Zi dhe kompanitë potenciale të interesuara, të cilat mund të jenë shembull për kompanitë e vogla dhe të mesme se si të rrisin nivelin e prodhimit dhe zhvillimit.
Nik Gjeloshaj,
Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik