Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani janë takuar sot me përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi.
Begaj dhe Osmani po merr pjesë në ngjarjen e Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën për media të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika:
I nderuar të marr pjesë në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, së bashku me faktorin politik të shqiptarëve në Malin e Zi i cili u mbajtur sot në Tivat, i organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë.
Në takim folëm për çështjet me të cilat përballen shqiptarët në Malin e Zi, me theks të veçant për ruajtjet e identitetit dhe vlerave tona kombëtare dhe për nevojën e zhvillimit të qëndrueshëm të trevave ku jetojnë shqiptarët si popull autokton në Mal të Zi.
U dakorduam për unifikimin e qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi kur janë në pyetje interesat tona jetike kombëtare dhe mbajtjen e komunikimeve të vazhdueshme me Presidencen e Republikës së Shqipërisë dhe institucionet tjera të shtetit amë.