28.9 C
Tuzi
Saturday, July 27, 2024

Gjeloshaj: Shqiptarët do të kenë edhe gjyqtarin në Gjykatën Kushtetuese

Forumi Shqiptar mbështet plotësisht kandidaturën e Faruk Resulbegoviq për postin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, bëri të ditur kryetari i Alternativës Shqiptare dhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj.

Integrimi dhe faktorizimi i profesionistëve dhe intelektualëve të dalluar që i përkasin kombit shqiptar po rritet çdo ditë e më shumë, që është një tjetër dëshmi se politika e Forumit Shqiptar përmes pjesëmarrjes sonë në Qeveria është shumë superiore dhe hap mundësi që kuadrot profesionale të dalin në pah – ka deklaruar Gjeloshaj.

Krahas menaxhimit të komunave, ministrive dhe drejtorive kërkuese, tani mund të shtojmë edhe një arritje tjetër, pra do të kemi gjyqtarin në Gjykatën Kushtetuese. Faruku nuk do të jetë gjyqtar vetëm pse është shqiptar, ai do të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese sepse i ka të gjitha kualifikimet profesionale për një post kaq të rëndësishëm – përfundoi Gjeloshaj./Malësia.ME/

Lajmet e fundit
Related news