Home Kryesore Gjeloshaj në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Gjeloshaj në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Shkup

0
Gjeloshaj në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Sot mora pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Në takim morën pjesë ministra të shumtë të financave, ekonomisë, integrimeve europiane, kryenegociatorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së. Po ashtu nga Qeveria e Malit të Zi morën pjesë edhe ministri i Financave, Novica Vukoviq dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq.

Tema e takimit të sivjetmë të ministrave ishte plani i zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e konvergjencës socio-ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për integrim të përshpejtuar në BE.

Delegacioni i Qeverisë së MZ theksoi se Qeveria e 44-të është e orientuar drejt diversifikimit më të madh të ekonomisë. Fokusi do të jetë në zhvillimin e sektorit të ITC, energjisë së gjelbër dhe infrastrukturës. Mali i Zi është i vendosur të përmbushë të gjithë reformat e nevojshme dhe të marrë pjesë në të gjitha nismat rajonale që synojnë afrimin me tregun e BE-së.

NGJ