18.9 C
Tuzi
Wednesday, May 1, 2024

Kryeministri Spajiq nënshkroi marrëveshjen për mbajtjen e rregjistrimit të popullsisë me opozitën dhe kryetarët e këshillave nacionale

Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët dhe kryetarët e këshillave kombëtare të pakicave nënshkruan sot marrëveshjen për kushtet e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë. Marrëveshja është nënshkrua edhe nga kryeministri Millojko Spajiq. Nënshkrimi i Marrëveshja do të thotë që aktorët politikë janë zotuar për zbatimin e mekanizmave të kontrollit që janë përfshirë në përmbajtjen e marrëveshjes. Nga Këshillat e popujve pakicë bënë me dije se presin që Marrëveshja të sigurojë kushte për mbajtjen e një regjistrimi legjitim, të kontrolluar dhe të besueshëm, rezultatet e të cilit do të respektohen nga të gjithë. Ata kujtuan se këshillat e pakicave ishin të parët që dolën me këto kërkesa për plotësimin e disa kushteve dhe është mirë që qeveria e re, ndryshe nga ajo e mëparshme, kishte mirëkuptime dhe filloi një dialog me ne dhe me subjektet politike opozitare për të gjitha çështjet e diskutueshme. “
Shpresojmë që në ditët në vijim të zbatohet Marrëveshja dhe bashkërisht të krijohen kushtet për regjistrim të vlefshëm, legjitim dhe të besueshëm të popullsisë”, thuhet në njoftim./RTMZ/

Lajmet e fundit
Related news