Nik Gjeloshaj, i ka dërguar Kuvendit të Komunës së Tuzit, propozimin mbi shfuqizimin e Vendimit mbi Sjelljen e Projektit Urbanistik „Deponia sanitare me qendër për riciklim“ në Podgoricë.
Arsyet e sjelljes së këtij vendimi mbështeten në nevojën për të mbrojtur interesat e popullsisë vendase si dhe për të parandaluar shkatërrimin e zonës që përfshin projektin urbanistik në fjal, thuhet në njoftim.
Çështja do të diskutohet në seancë e radhës së Kuvendit të Komunës së Tuzit.