Në Maqedoninë e Veriut, në seancën e konstituimit të parlamentit pas zgjedhjeve të 8 majit, Afrim Gashi i koalicionit Vlen u zgjodh të martën kryetar i ri i parlamentit të vendit. Zgjedhja e tij si pjesë e marrëveshjes me partinë VMRO-DPMNE pritet të pasohet me formimin e shpejtë të qeverisë midis dy koalicioneve. Presidentja e vendit, brenda një afati prej dhjetë ditësh duhet t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të VMRO-së, Hristijan Mickovski.
Afrim Gashi i partisë Alternantiva që bën pjesë në koalicionin “Vlen” u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut me 76 vota në favor, ndërsa gjashtë ishin kundër.