Gjelaj: Komuna e Tuzit ka shpallur tenderin prej 500 mijë eurosh për ndërtimin e ujësjellësit në Traboin

0
18

Siç kemi premtuar, sot Komuna e Tuzit ka shpallur tenderin për ndërtimin e ujësjellësit në vendbanimin Traboin.

Ky investim, me vlerë prej 500.000 eurosh, është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të furnizimit me ujë për banorët e Traboinit.

Vazhdojmë të punojmë dhe të investojmë në çdo vendbanim të komunës sonë.

Malësia në duar të sigurta!

Lindon Gjelaj