Gjelaj: Komuna e Tuzit ka përzgjedhur ofertën për ndërtimin e Qendrës Sportive në Sukruq, në vlerë prej 4,69 milionë eurosh

0
41

Premtimet i përmbushim — fjalën e dhënë e mbajmë!

Komisioni i tenderëve i Komunës së Tuzit ka marrë vendimin për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme për projektimin dhe ndërtimin e Qendrës Sportive në Sukruq, në vlerë prej 4.694.800 eurosh me TVSH.

Javën e ardhshme presim vazhdimin e procedurave ligjore që i paraprijnë nënshkrimit të kontratës dhe fillimit të punimeve.

Vazhdojmë me përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Bllokadat dhe pengesat nuk do ta ndalin zhvillimin e Malësisë!

Malësia në duar të sigurta!

Lindon Gjelaj