Mali i Zi mbyll edhe dy kapituj në negociatat me BE-në, Nik Gjeloshaj arrin në tetë kapituj të mbyllur

0
74

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në konferencën e sotme ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel.

Bëhet fjalë për kapitullin 1 – Lëvizja e lirë e mallrave dhe kapitullin 12 – Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare.

Me mbylljen e këtyre dy kapitujve, numri i përgjithshëm i kapitujve negociues të mbyllur përkohësisht nga Mali i Zi arrin në 23, ndërsa synimi është që dhjetë kapitujt e mbetur të mbyllen deri në fund të këtij viti.

Në këtë proces, Nik Gjeloshaj shënon një tjetër rezultat, duke arritur në gjithsej tetë kapituj negociues të mbyllur.

Komisioni Evropian ka prezantuar gjithashtu një udhërrëfyes sipas të cilit Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026, ndërsa nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit parashihet për qershorin e vitit 2027.