14.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

Escobar: SHBA-të janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt BE-së – Kjo qeveri ka ndërmarrë hapa të mëdhenj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian“, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviq, dhe kryeministrin Millojko Spajiq.

“SHBA-të mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri veçse ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e udhëheqësve në Mal të Zi kanë shfaqur vizion të madh”, tha Escobar gjatë konferencës për media.

Duke komentuar rënien e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe për ndikimin rus, Escobar tha se Mali i Zi ka mike të mirë SHBA-në, por po ashtu është një aleat brenda aleancës. Raporti zyrtar vjetor i aleancës tregoi se 44 për qind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohej nga NATO-ja, që është 20 për qind më shumë sesa dy vjet më parë. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se rënia e mbështetjes për aleancën është një gjë e së shkuarës. Spajiq tha se është i bindur që mbështetja e qytetarëve për NATO-n do të rritet sepse, sipas tij, qytetarët do të shohin vetëm përfitime nga anëtarësimi në aleancë, veçmas në fushën e ekonomisë. 

Lajmet e fundit
Related news