19.9 C
Tuzi
Monday, April 21, 2025

Dukaj: Mali i Zi anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Siguri Kibernetike

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka bërë të ditur se Mali i Zi është bërë anëtare e Organizatës Evropiane për Siguri Kibernetike (ECSO).

Dukaj, përmes një postimi në rrjetin social X, theksoi se Mali i Zi vazhdon të forcojë sigurinë kibernetike. Ai shtoi se ECSO bashkon sektorin publik dhe privat me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë dixhitale në të gjithë Evropën.

“Ky anëtarësim na hap mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim të njohurive dhe forcim të qëndrueshmërisë dixhitale. Po punojmë së bashku për një hapësirë dixhitale më të sigurt,” tha Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news