Drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj, ka udhëhequr delegacionin e Malit të Zi gjatë takimit të rregullt të Rrjetit të Administratës Publike të Bashkimit Evropian (EUPAN), që u mbajt në kuadër të Presidencës së Polonisë me Këshillin e BE-së, më 13-14 mars 2025 në Varshavë.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidateve për anëtarësim të plotë në BE kanë shkëmbyer njohuritë dhe përvojat teorike dhe praktike nga fusha e administratës publike.
Temat siç janë etika, mirëqenia e punonjësve civilë, inteligjenca artificiale, administrata ekologjike, qasshmëria dhe dixhitalizimi i shërbimeve kanë qenë në fokus të pjesëmarrësve, duke i pasuruar këto edhe me përvoja të institucioneve partnere, Universitetit të Vaasa (Finlandë), OECD, SIGMA dhe EIPA.